Pas iniciativës së kryetarit të bashkësisë lokale të Miratocës, ndërmerr veprim edhe kryetarja e Komunës për hapjen e kufirit Miratoc–Llojan

Publikuar 1 vit më parë

📍 Preshevë, Komuna e Preshevës ka dërguar sot një kërkesë zyrtare në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, për rifillimin e iniciativës për hapjen e pikës kufitare Miratoc–Llojan, që lidh Serbinë me Maqedoninë e Veriut, në territorin e komunës.

Kjo iniciativë vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të kryetarit të bashkësisë lokale të Miratocit, z. Sedat Ismail, i cili me shumë shkresa i është drejtuar institucioneve republikane për të kërkuar hapjen e kësaj pike kufitare. Që në mbështetje ishte edhe OJQ Unik.

Një nga shkresat e dërgiara MPB- së nga kryetari i bashkësisë lokale -Miratoc.

Vlen të theksohet se kryetari i bashkësisë lokale të Miratocës, së bashku me banorët e fshatit, kanë ndërmarrë pastrimin e rrugës që çon drejt kufirit, krejtësisht me vetëiniciativë dhe pa asnjë mbështetje nga pushteti lokal.

Pastrimi i rrugës që shpie nga Miratoca në drejtim të fshatit Llojan!
Qytetarët në akcion për pastrimin e rrugës me forca të veta.

👩‍💼 Duke mbështetur këtë nismë, kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, ka ndërmarrë hapin zyrtar drejt autoriteteve qendrore, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj pike për zhvillimin e rajonit.

Shkresa e kryetarës Ardita Sinani drejtuar MPB-së

🛣️ Hapja e pikës kufitare Miratoc–Llojan do të:

Lehtësonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave; Nxitë zhvillimin ekonomik lokal; Forconte lidhjet sociale dhe kulturore mes komuniteteve; Ndihmonte në uljen e papunësisë dhe në forcimin e stabilitetit rajonal.

📜 Iniciativa për këtë pikë kufitare daton që nga viti 2005, por pas zhvillimeve të reja ligjore dhe politike, Komuna e Preshevës e konsideron të domosdoshme rikthimin e saj në agjendë. Komuna ka qenë më parë pjesë e Grupit të përbashkët punues të dy qeverive, por aktiviteti është ndërprerë në fund të vitit 2022.

📌 Sot, komuna propozon:

Rifillimin e punës së grupit të përbashkët punues; Hetime në terren për përcaktimin e lokacionit më të përshtatshëm për pikën kufitare.

🤝 Komuna e Preshevës shpreh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera kompetente për ta kthyer këtë iniciativë në realitet.

A1 info