Pas grabitjes së fundit, UDSH kërkon masa urgjente për sigurinë në Preshevë

Publikuar 2 javë më parë

Preshevë – Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH), Naser Aziri, ka reaguar pas grabitjes së fundit në Preshevë, duke vlerësuar se situata e sigurisë në komunë ka arritur një nivel alarmant dhe duke kërkuar masa të menjëhershme nga institucionet lokale dhe qendrore.

Aziri tha se qytetarët po ndihen gjithnjë e më të pasigurt për jetën dhe pronën e tyre, ndërsa kritikoi reagimin që, sipas tij, ka qenë i pamjaftueshëm nga autoritetet përgjegjëse.

Ai kërkoi rritjen e nivelit të gatishmërisë së institucioneve të sigurisë, ndryshimin e modelit aktual të organizimit të policisë me një sistem më mobil dhe efikas, si dhe vendosjen e kamerave të mbikëqyrjes 24 orë në Preshevë dhe vendbanimet përreth. Sipas Azirit, një masë e tillë do të ndihmonte në parandalimin e veprave penale, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve.

Po ashtu, kreu i UDSH-së i bëri thirrje pushtetit lokal që të thërrasë urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, me pikën e vetme të rendit të ditës – shqyrtimin e gjendjes së sigurisë në Preshevë. Ai propozoi që në këtë seancë të marrin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit qendror, veçanërisht nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Aziri paralajmëroi se, nëse nuk ndërmerren hapa konkretë nga autoritetet lokale, UDSH do të iniciojë mbledhjen e nënshkrimeve të këshilltarëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, si dhe do të mbështesë një peticion qytetar për adresimin e shqetësimeve lidhur me sigurinë.