Pas 50 Vitesh, Falet Namazi i Teravisë në Caravajkë – Një Mrekulli që Rikthen Shpresën në Malësinë e Preshevës

Publikuar 5 muaj më parë

Me iniciativën e Këshillit të Xhamisë së fshatit Caravajkë, pas plot 50 vitesh u fal sërish Namazi i Teravisë në këtë fshat, duke shënuar një moment historik dhe tejet emocionues për banorët e zonës.

Para namazit u organizua edhe një iftar i përbashkët, ku morën pjesë besimtarë nga Caravajka dhe fshatra të tjera përreth, si Seferi, Lezbali, Isukaj, Depcë, Cerevajkë, Kurbali, Ilincë, Maxhere dhe shumë të tjerë. Të pranishmit jo vetëm që falën namazin, por edhe kryen ritet fetare ashtu siç i kanë trashëguar nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre, duke respektuar me përkushtim traditën dhe besimin.

Atmosfera ishte e jashtëzakonshme – një gjallëri dhe bashkim që rrallëherë është parë në këto anë. Ky organizim u përjetua si një mrekulli e vërtetë, mbi të gjitha si një rikthim i shpresës, besimit dhe jetës shpirtërore në Malësinë e Preshevës.

Ky aktivitet dëshmoi se tradita, besimi dhe uniteti i komunitetit mbeten të forta, pavarësisht kohës dhe sfidave. Një ngjarje që do të mbahet mend gjatë dhe që shënon një fillim të ri për jetën fetare në këtë trevë.