Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës drejt një liste të përbashkët në zgjedhjet parlamentare
Subjektet politike shqiptare që veprojnë në Luginën e Preshevës kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor 2026.
Sipas marrëveshjes së arritur, partitë shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të bashkohen në një listë të përbashkët zgjedhore, duke synuar një përfaqësim të unifikuar politik të shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.
Ky bashkim vjen pas një periudhe diskutimesh dhe përpjekjesh për të krijuar një front të përbashkët politik mes subjekteve shqiptare të rajonit.
Pjesëmarrësit në marrëveshje synojnë që përmes një kandidature të përbashkët të paraqiten si një forcë e unifikuar në zgjedhjet parlamentare.
Ndërkohë, detajet rreth emrit me të cilin do të garojë lista, bartësit të saj, si dhe renditjes së kandidatëve pritet të publikohen në ditët në vijim.
Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të garohet për 250 mandate në Kuvendin e Republikës së Serbisë.