Partia për Veprim Demokratik përballet me dorëheqje, Sedat Musahu largohet dhe kritikon Ardita Sinani

Publikuar 6 muaj më parë

Dorëheqjet kanë nisur të shtohen brenda Partisë për Veprim Demokratik, ku disa aktivistë të njësive votuese po shprehin pakënaqësi për, siç thonë ata, nepotizëm, keqpërdorim dhe mungesë transparence në udhëheqje.

Së fundmi, aktivisti Sedat Musahu ka njoftuar largimin e tij përfundimtar nga partia përmes një reagimi në Facebook. Ai ka akuzuar kryetaren Ardita Sinani për injorim të aktivistëve dhe dështim në realizimin e projekteve me interes për qytetarët.

Musahu pretendon se projekte të financuara nga Banka Botërore, me vlerë rreth 2 milionë euro, janë refuzuar pa arsye, ndërsa propozimet e tij për punësime dhe vendimmarrje nuk janë marrë parasysh. Ai shton se fokusi i udhëheqjes është zhvendosur nga interesat e Preshevës drejt paraqitjeve politike, përfshirë takime me Albin Kurti.

Në fund, ai falënderoi mbështetësit për besimin dhe theksoi se largimi i tij është i përhershëm, duke paralajmëruar pasoja në zgjedhjet e ardhshme.