Paraburgim njëmujor për të miturin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika – raporton Arbresh.info, përcjell A1info

Publikuar 1 vit më parë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë” në bashkëkryerje. Masa është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për përfshirje në vrasjen e zyrtarit policor – rreshterit Muhamed Lika.

Sipas gjykatës, ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, rreth orës 23:00 në Kaçanik. I mituri, së bashku me gjashtë persona të tjerë të rritur – H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G. – dyshohet se ka ndjekur viktimën nga stacioni i punës deri tek hyrja e banesës ku ai banonte. Hetimet paraprake tregojnë se i mituri e ka ndjekur viktimën brenda ndërtesës dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Rreshteri Lika ndërroi jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik si pasojë e plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm.

Pas aktit, i mituri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është bashkuar me të dyshuarin R.M., me të cilin janë parë duke u larguar përmes një rrugice të qytetit. Pamjet e kamerave të sigurisë dëshmojnë një zë që thërret “Bravo ik”, si dhe lidhin të miturin me të gjithë të pandehurit e tjerë edhe në rolet që kanë pasur pas kryerjes së krimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Shabi Idrizi, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të miturit, duke miratuar kërkesën e prokurorit në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Palët janë njoftuar se ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e pezullon zbatimin e tij.

/Arbresh.info – përcjell A1info/