Pa numra të shtëpive, pa regjistrim të veturës – qytetarët pengohen në procedura bazike

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – 14 prill 2025

Një qytetar nga njëra prej bashkësive lokale në Preshevë ka denoncuar për portalin Presheva.com vështirësitë dhe diskriminimin që ka përjetuar gjatë përpjekjes për të regjistruar veturën e tij, për shkak të mungesës së një adrese të plotë banimi.

“Kam bërë gjithçka sipas rregullave, por kur shkova për ta regjistruar veturën, më thanë se nuk mund ta bëj pa një adresë të saktë me numër shtëpie. Në rrugën ku jetoj nuk ka as tabela, as numra,” ka thënë qytetari për Presheva.com.

Ky nuk është rast i izoluar. Mungesa e adresave të rregullta mbetet një problem i kahershëm në shumë lagje dhe fshatra të komunës së Preshevës, ku qytetarët përballen me pengesa në realizimin e të drejtave të tyre administrative.

Në procedura të shumta, si regjistrimi i veturave, aplikimi për dokumente personale apo shërbime komunale, adresa e plotë është bërë kusht i domosdoshëm. Kjo po bën që shumë banorë, veçanërisht ata në periferi, të ndihen të përjashtuar dhe të diskriminuar.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet lokale ndërmarrjen e hapave urgjentë për sistemimin e adresave – përmes vendosjes së tabelave rrugore dhe numrave të shtëpive – në mënyrë që secili banor të ketë qasje të barabartë në shërbimet publike.

Raporton Presheva.com, përcjell A1 Info