Osmani ia beson Kurtit mandatin për formimin e Qeverisë

Publikuar 6 muaj më parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Osmani i ka uruar suksese Kurtit në drejtimin e ekzekutivit të ri, duke theksuar se prioritet mbetet shërbimi ndaj qytetarëve dhe avancimi i interesave të vendit.

“Ju priftë e mbara!”, ka përfunduar ajo urimin e saj.

Pas këtij vendimi, mandatarit i takon të ndërmarrë procedurat e nevojshme për sigurimin e mbështetjes në Kuvend dhe formimin e kabinetit qeveritar. 🇽🇰