Osmani do tiadorëzojë detyrën Haxhiut, Kuvendi me afat deri më 28 prill për presidentin e ri

Publikuar 2 muaj më parë

Presidentja Vjosa Osmani të shtunën do t’ia dorëzojë detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur zyra e Presidencës për media në një komunikatë të premten në mbrëmje.

Sipas njoftimit, ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në kabinetin e Presidencës në orën 16:00.

Kryeparlamentarja Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri. Ajo maksimalisht mund ta mbajë këtë post për 6 muaj.

Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri. Afati u caktua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës me një vendim të javës së shkuar, duke e shpallur të pavlefshëm një dekret të Osmanit për të shpërndarë Kuvendin.

Osmani pati nxjerrë dekretin me arsyetimin se Kuvendi ka pasur afat deri më 5 mars për ta zgjedhur presidentin – një muaj para fundit të mandatit të saj. Ndërkaq, Kushtetuesja më 25 mars vendosi që Kuvendi ka edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin, duke konstatuar se procedura 60-ditëshe për zgjedhjen ka nisur më 5 mars, kur Kuvendi nuk hodhi në votim kandidaturat e Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha së Vetëvendosjes, për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se për çështjen e presidentit është në kontakt me dy udhëheqësit e partive më të mëdha opozitare dhe ka paralajmëruar takime me ta në javën e ardhshme.

Kurti kishte zhvilluar takime të ndara edhe më herët, para se çështja të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese dhe para se ajo të nxirrte aktgjykimin, por këto takime nuk prodhuan ndonjë rezultat.