“One Stop” në kufirin Preshevë–Tabanoc nis nga nesër
Nga nesër, në pikën kufitare Preshevë–Tabanoc fillon zbatimi i sistemit të përbashkët kontrollues “One Stop”, mëson A1.
Ky model parasheh vetëm një ndalesë për kontrollin kufitar, duke lehtësuar qarkullimin dhe shkurtuar kohën e pritjes për qytetarët dhe transportin.
Në përurim do të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si shenjë e përkushtimit për bashkëpunim rajonal dhe modernizim të infrastrukturës kufitare.
A1 info