Opinion: “Presheva punëson, rinia emigron”

Publikuar 6 muaj më parë

Shkruan: Arben Memhmeti

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bashkë me zëvendësin e saj, Ragmi Mustafa, i kanë punësuar dy serbë lokalë në godinën komunale të Preshevës – dy ekonomistë serbë – e pastaj zonja Sinani i ka quajtur “profesionistë”.

Po shtrohet pyetja, e nderuara kryetare dhe i nderuari zëvendëskryetar:

A e dini sa të rinj të Luginës e kanë kryer ekonominë e sot i gjen rrugëve, kafiterive, e më keq – rrugëve të Evropës?

Derisa Serbia nuk i njeh diplomat e Kosovës,

derisa Serbia çon thirrje për rekrutim në ushtrinë serbe,

derisa Serbia bën pasivizimin e adresave shqiptare në Luginë,

derisa Serbia i provokon qytetarët e Luginës,

derisa Serbia diskriminon shqiptarët në çdo nivel,

derisa Serbia i ndalon testet në gjuhën shqipe nëpër shkolla –

institucionet tona politike në Luginë po e falënderojnë shtetin serb: kryetarja i punëson serbët, e zëvendësi i saj u jep mirënjohje.

A thua vallë, çka po ndodh me vendin tim – Preshevë, tokë e vuajtjes?

A thua, a është ky punësim me mendje e me zemër?

A thua, a është kjo dëshmi që z. Mustafa e mban si slogan “me dëshmu”?

A thua, mos dëshmoi për njohjen e diplomave?

A thua, mos dëshmoi për punësimin e të rinjve?

A thua, mos dëshmoi për ngritjen e rrogave?

A thua, mos dëshmoi për fabrika?

A thua, mos dëshmoi për ndalimin e emigrimit të të rinjve nga Lugina?

Apo ndoshta krejt këto probleme të Luginës po i zgjidhin “me mendje e me zemër”?

Me mendje e me zemër… për kë?

“Presheva punëson, rinia emigron.”

“Profesionalizëm apo përulje?”

“Kur Serbia s’na njeh, ne e shpërblejmë.”

“Në vend të diplomave – mirënjohje për Serbinë.”

“Kush po dëshmon për Luginën?”

“Preshevë, tokë e vuajtjes… edhe e heshtjes?”