NJOFTIM ZYRTAR MORTOR – OVL UÇPMB
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, OVL UÇPMB njofton opinionin publik, bashkëluftëtarët dhe gjithë dashamirët se është ndarë nga jeta bashkëluftëtari ynë, Xhem Rexhepi.
I ndjeri Xhem Rexhepi do të kujtohet përherë për kontributin e tij të çmuar, guximin dhe përkushtimin e palëkundur në shërbim të çështjes kombëtare dhe rrugës së lirisë. Ai ishte shembull i sakrificës dhe i vendosmërisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mesin e bashkëluftëtarëve dhe komunitetit.
OVL UÇPMB shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ndajnë këtë humbje të rëndë.
Për datën, kohën dhe vendin e ceremonisë mortore dhe të varrimit, opinioni do të njoftohet në vijim.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.