Njoftim për qytetarët: Më 26 maj ushtrime me armë zjarri në Leran të Preshevës
Kabineti i Kryetares së Komunës së Preshevës ka njoftuar se më 26 maj 2026, nga ora 08:30 deri në 09:30, do të realizohen ushtrime me armë zjarri në poligonin e fshatit Leran.
Gjatë kësaj kohe ndalohet lëvizja e njerëzve, kafshëve dhe automjeteve në zonën përreth poligonit. Hapësira do të shënohet me flamuj të kuq dhe tabela paralajmëruese.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe udhëzimet e sigurisë.