Njoftim për ndarjen nga jeta të Prof. Naser Musafës
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë profesori universitar Naser Musafa nga fshati Zhubicë.
I ndjeri dha një kontribut të çmuar dhe të palodhshëm në fushën e arsimit, sidomos gjatë viteve të ’90-ta, duke qenë një ndër figurat kyçe në mbajtjen gjallë të sistemit arsimor shqiptar në kohë të vështira. Ai ishte autor i disa librave dhe publikimeve shkencore, dhe një emër i njohur në qarqet akademike.
Prof. Musafa ishte i angazhuar në institucione të njohura si Kolegji UBT, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Gjakovës, ku dha ndihmesën e tij si ligjërues dhe studiues për vite me radhë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Zhubicë, Komuna e Preshevës.
Lamtumirë profesor, kontributi juaj në arsim dhe shoqëri do të mbahet mend me nderim dhe mirënjohje të thellë.
A1 info.