Njoftim: Mbahet nata e parë e festivalit të komedisë “Stand Up Comedy LuginaFest” në Preshevë
Në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë u mbajt nata e parë e festivalit “LuginaFest”, ku publiku shijoi performanca stand up nga Artani, Valina, Ernesti dhe Hasimi, nën moderimin e Fehmi Feratit. Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe organizimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Faleminderit aktorëve vendas Gani Veseli e Artan Ibishi për angazhimin në realizimin e këtij aktiviteti.
LuginaFest vazhdon nesër në Bujanoc me një tjetër natë plot humor dhe të qeshura!