Një tjetër sukses për Bujanocin: Siguruam mbi 8.7 milionë dinarë nga niveli qendror
Me shumë krenari ndaj qytetarëve tanë, dua të ndaj një lajm të rëndësishëm: Komuna e Bujanocit është përfshirë në mesin e vetëm 10 komunave në të gjithë Serbinë që kanë përfituar fonde nga Kabineti i Ministrit për Pajtim për vitin 2025.
Kemi arritur të sigurojmë mbi 8.7 milionë dinarë, mjete të cilat do të shfrytëzohen për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në një pjesë të qytetit ku kjo nevojë ka qenë e kahershme dhe shumë e domosdoshme.
Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të jetës së përditshme të qytetarëve tanë dhe një dëshmi se investimet që sjellim kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës në Bujanoc.
Ky rezultat nuk është i rastësishëm – ai është fryt i punës sonë të përkushtuar, planifikimit të kujdesshëm dhe këmbënguljes për të kursyer buxhetin komunal, duke siguruar sa më shumë investime nga jashtë.
Çdo fond që e sjellim në Bujanoc është një dëshmi se kur punohet me zemër, përgjegjësi dhe vizion të qartë, rezultatet nuk mungojnë.
Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, me vendosmëri dhe përkushtim, sepse Bujanoci meriton më shumë! Ka thënë kryetari i Bujanocit Arbër Pajaziti.
https://www.facebook.com/share/p/1Hmf8dpgsM/?mibextid=wwXIfr