Nis pastrimi i shtratit të lumit në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se ka nisur pastrimi i shtratit të lumit në qytet, me qëllim përmirësimin e ambientit jetësor, mbrojtjen e natyrës dhe parandalimin e përmbytjeve.

Sipas saj, ky projekt ka për synim largimin e mbeturinave dhe pengesave që dëmtojnë ekosistemin dhe rrjedhën natyrore të ujit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një Presheve më të gjelbër dhe më të shëndetshme për të gjithë ne”, ka theksuar Sinani. 🌍💧