Nis faza e parë e koordinimit për Zonën Industriale në Preshevë në bashkëpunim me UNOPS

Publikuar 6 muaj më parë

Preshevë – Komuna e Preshevës, në bashkëpunim me donatorin UNOPS, ka hyrë sot në një fazë kyçe të koordinimit dhe menaxhimit të projektit për Zonën Industriale – faza e parë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik lokal.

Kjo fazë fokusohet në garantimin e transparencës, cilësisë dhe zbatimit korrekt të të gjitha standardeve të përcaktuara kontraktuale dhe teknike.

Gjatë takimit të sotëm u përcaktuan dhe u harmonizuan hapat finalë lidhur me disa elemente thelbësore të projektit, përfshirë:

Identitetin vizual, përmes standardizimit të logove të Komunës së Preshevës dhe UNOPS-it, në përputhje me udhëzimet zyrtare; Dukshmërinë e projektit, duke përzgjedhur lokacione strategjike për vendosjen e billboard-eve informuese; Monitorimin e cilësisë, përmes verifikimit të përputhshmërisë së punimeve me kontratën dhe kërkesat teknike të projektit.

Komuna e Preshevës rithekson përkushtimin e saj të plotë dhe të pakompromis për sigurimin e cilësisë, transparencës dhe realizimin e projekteve që krijojnë zhvillim ekonomik dhe vlerë të qëndrueshme për qytetarët.