Nga Vlora në Silicon Valley: Shqiptarja Mira Murati krijon startup-in e ri pas ChatGPT, vlen 9 miliardë dollarë

Publikuar 12 muaj më parë

Mira Murati, shqiptarja nga Vlora që luajti një rol kyç në zhvillimin e ChatGPT dhe inteligjencës artificiale moderne, ka themeluar një kompani të re misterioze, e cila tashmë vlerësohet në plot 9 miliardë dollarë. Ish-drejtoresha teknologjike e OpenAI konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në botën e teknologjisë sot.

E lindur më 16 dhjetor 1988 në qytetin bregdetar të Vlorës, Murati u largua nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare për të ndjekur studimet në Kanada, e më pas përfundoi inxhinierinë në Kolegjin prestigjioz Dartmouth në SHBA. Karrierën e saj e nisi në Tesla, ku punoi në zhvillimin e Model X, përpara se të bashkohej me OpenAI në vitin 2018.

Gjatë kohës së saj në OpenAI, Murati drejtoi zhvillimin e teknologjive si ChatGPT, DALL·E dhe GPT-4 – mjete që sot po transformojnë mënyrën si bota funksionon dhe komunikon.

Pas largimit nga OpenAI, ajo themeloi një startup të ri, për të cilin detajet mbahen ende sekret, por që ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të mëdhenj globalë. Ndërkohë, pasuria personale e Muratit vlerësohet në rreth 5 milionë dollarë.

Nga rrugët e Vlorës deri në zemër të Silicon Valley, historia e Mira Muratit është dëshmi frymëzuese e talentit shqiptar që ndikon botën.