Nga Shkodran Tolaj: Shqiptarët e Luginës meritojnë më shumë – dhe mbi të gjitha, meritojnë njëri-tjetrin

Publikuar 1 vit më parë

Ky është mesazhi që përçon artisti Shkodran Tolaj në shkrimin e tij të fundit – një reflektim i thellë mbi rëndësinë e kujtesës, të respektit dhe mbi nevojën për pajtim dhe bashkëpunim mes shqiptarëve, në një kohë sfiduese për Luginën e Preshevës.

Në vend të ndarjes, ai zgjedh artin si urë. Në vend të fjalëve të rënda, ai zgjedh kujtesën dhe dinjitetin. Në vend të protagonizmit, ai vendos theksin te figura e Komandant Lleshit dhe te sakrifica kolektive e një populli që ende përpiqet të ruajë vlerat e veta në kushte të vështira.

“Shkëndijë Lirie” nuk ishte thjesht një koncert – ishte një thirrje për kujtesë dhe për afrim, për ndjeshmëri të ndërsjellë dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.
Në vijim mund të lexoni shkrimin e plotë të Shkodran Tolajt:

Shqiptarët e Luginës meritojnë më shumë – dhe mbi të gjitha, meritojnë njëri-tjetrin.

Nuk është koha për ndarje të brendshme, për heshtje që dhemb apo për fjalë që na shpërbëjnë nga brenda.
Nuk është koha për gara politike që i lënë në hije vlerat, kujtesën dhe përpjekjet e ndershme që shumë prej nesh i bëjnë me zemër për komunitetin.

Unë kam qenë dhe do të jem aty ku nderohet sakrifica, aty ku flitet me zë të pastër për të kaluarën tonë të përbashkët, për lirinë, për njerëzit që dhanë gjithçka për të mos humbur asgjë.
Kam marrë pjesë në ngjarje kur në udhëheqje ishin miq të mi që sot janë në opozitë – dhe me të njëjtin përkushtim qëndroj pranë çdo përpjekjeje të ndershme që bëhet sot.
Sepse për mua nuk ka rëndësi kush udhëheq ditën – rëndësi ka çfarë përfaqëson vepra dhe kujt i përkulet zemra.

Koncerti përkujtimor “Shkëndijë Lirie” nuk ishte thjesht një ngjarje artistike.
Ishte një akt nderimi për një figurë që simbolizon qëndresën – Komandant Lleshin.
Në atë sallë nuk kishte poste e etiketa – kishte shqiptarë që u ngritën në këmbë për kujtesën, për dinjitetin, për krenarinë.

Prandaj, më shumë se asnjëherë, kemi nevojë për unitet, mirëkuptim dhe një dashuri më të madhe për njëri-tjetrin se për vetveten.
Të mos lejojmë që mendimet ndryshe të na bëjnë të huaj për njëri-tjetrin.
Të mos harrojmë se kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë.
Le të mos e përdorim politikën për të shkatërruar ndërtimet që na duhen të gjithëve.

Sepse kauza shqiptare në Luginë është më e madhe se çdo ambicie, më e shenjtë se çdo interes i përkohshëm.
Ajo kërkon njerëz që nuk lodhen së bashkuari, që nuk mërziten së ftuari, dhe që nuk dorëzohen së shpresuari.

Le të flasë arti.
Le të flasë kujtesa.
Le të flasë shpirti i kësaj toke që kërkon bashkim, jo përçarje.
Le të flasë ndërgjegjja jonë kombëtare – pa zhurmë, por me peshë.
Së bashku – jo kundër njëri-tjetrit.

Me respekt dhe përzemërsi,
Shkodran Vokshi