Nga Maqedonia në Kosovë, Ardita Sinani në fushatë – Presheva e harruar po zhduket administrativisht (Dokument)

Publikuar 10 muaj më parë

Në një kohë kur qyteti i Preshevës po humb identitetin institucional, qytetarët vazhdojnë të përballen me vështirësi serioze për çështjet më elementare administrative. Për të rregulluar një numër shtëpie apo dokumentet bazë personale, shumë prej tyre detyrohen të enden zyrave “zvarrë”, pa marrë zgjidhje konkrete.

Kryetarja Ardita Sinani në fushatë elektorale Gjilan

Megjithatë, kjo situatë alarmante nuk duket se shqetëson udhëheqjen lokale. Kryetarja e Komunës, njëkohësisht figurë kyçe politike në Preshevë, zonja Ardita Sinani, si dhe zëvendës kryetari i komunës, Ragmi Mustafa, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e problemit të emërtimit të rrugëve – një çështje themelore për funksionimin administrativ të qytetit.

Sipas dokumenteve që A1 Info ka siguruar, Enti Gjeodezik i ka dërguar Komunës së Preshevës një shkresë zyrtare, me të cilën kërkon nisjen e procedurës për emërtimin e rrugëve. Kjo shkresë është pranuar nga kryetarja Ardita Sinani më 27.11.2024, pra më shumë se një vit më parë. Pavarësisht kësaj, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Madje, Enti Gjeodezik ka paralajmëruar qartë se, nëse Komuna e Preshevës nuk vepron, procedura do t’i kalojë kompetencave të Ministrisë përkatëse, duke ia hequr komunës edhe këtë përgjegjë institucionale.

Kjo neglizhencë po e dëmton drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe po e zhvesh Preshevën nga funksionaliteti bazë administrativ. Mosveprimi i udhëheqjes lokale ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë institucionale dhe prioritetet reale të pushtetit lokal.

Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin e indiferencës politike.

Përkthimi i shkresës së dërguar nga Enti Gjeodezik drejtuar Kryetares së Komunës.

Të nderuar,

Enti Republikan Gjeodezik në vitin 2021 ka rishikuar elaboratet e sistemit rrugor nga viti 2018 për të gjitha vendbanimet në territorin e Komunës së Preshevës. Me shkresën nr. 951-700/2023, të datës 27.10.2023, ju kemi përsëritur edhe një herë kërkesën për emërtimin e rrugëve.

Meqë deri më tani, sipas elaborateve të dorëzuara të sistemit rrugor, nuk na keni dërguar vendimin për emërtimin e rrugëve në territorin e Komunës së Preshevës, i cili duhet të jetë në përputhje me nenin 93 të Ligjit për administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale (Gazeta Zyrtare e RS nr. 129/07, 83/14, 101/16, 47/18 dhe 111/21), ju njoftojmë se Enti Republikan Gjeodezik në fund të vitit 2023 ka përfunduar realizimin e projektit për përditësimin e Regjistrit të Adresave në territorin e Republikës së Serbisë dhe se në kuadër të këtij projekti është përfunduar emërtimi i rrugëve dhe përcaktimi i numrave shtëpiakë për 139 nga 161 komuna.

Vazhdimi i mëtejmë i procedurës së emërtimit të rrugëve do të realizohet përmes mirëmbajtjes së bazës së të dhënave të Regjistrit të Adresave, në përputhje me nenet përkatëse të ligjit të cekura më poshtë.

Me nenin 13 të Ligjit për Regjistrin e Njësive Hapësinore dhe Regjistrin e Adresave (Gazeta Zyrtare e RS nr. 9/20) është përcaktuar se njësia e vetëqeverisjes lokale është e obliguar që në çdo pjesë të vendbanimit ku janë ndërtuar objekte banesore apo afariste të emërtojë rrugën.

Me nenin 14, paragrafi 2 të këtij ligji përcaktohet se për rrugën e cila nuk ka emër të përcaktuar, por e cila është formuar në terren me ndërtimin e më shumë se dhjetë objekteve në njërën anë (çift ose tek), Enti është i obliguar t’i drejtohet njësisë së vetëqeverisjes lokale me kërkesë për përcaktimin e emrit të rrugës, duke i dorëzuar Elaboratin e sistemit rrugor.

Me nenin 14, paragrafi 4 të këtij ligji përcaktohet se, nëse njësia e vetëqeverisjes lokale nuk e përcakton emrin e rrugës brenda afatit prej 60 ditësh, Enti do ta njoftojë ministrinë që ushtron mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtij ligji, e cila brenda pesë ditëve pune do të formojë një komision, në përbërjen e të cilit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të ministrisë kompetente për punët e vetëqeverisjes lokale, përkatësisht organi kompetent i krahinës autonome për territorin e saj.

Duke u bazuar në nenin 93 të Ligjit për administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale, si dhe në nenet 13, 14, 15 dhe 16 të Ligjit për Regjistrin e Njësive Hapësinore dhe Regjistrin e Adresave, edhe një herë ju drejtohemi me kërkesë për veprim dhe për emërtimin e rrugëve në territorin e Komunës së Preshevës, në bazë të Elaboratit të dorëzuar të sistemit rrugor.

Nëse si organ kompetent, pas dorëzimit të Elaboratit të sistemit rrugor, nuk i emërtoni rrugët, Enti Republikan Gjeodezik do të veprojë në përputhje me nenin 14, paragrafi 4 të Ligjit për Regjistrin e Njësive Hapësinore dhe Regjistrin e Adresave.

Shënim: Ju lutemi të bëni një shqyrtim të detajuar të Elaborateve të sistemit rrugor dhe t’ia dorëzoni këtij Departamenti të gjitha sugjerimet tuaja, në mënyrë që së bashku të kryejmë ndryshimet e Elaborateve në përputhje me gjendjen faktike në terren dhe dokumentet planifikuese të parashikuara. Në rast se nuk jeni të njohur me Elaboratet e sistemit rrugor, ju lutemi të na kontaktoni përmes emailit në adresat e mëposhtme, në mënyrë që t’jua dërgojmë përsëri.

Në bazë të të gjitha sa më sipër, ju lutemi që t’i emërtoni rrugët në përputhje me Elaboratet e dorëzuara të sistemit rrugor, në mënyrë që të gjitha objektet banesore dhe afariste në territorin e Komunës së Preshevës të kenë adresa unike.

Vërejtje juridike: Mediumi nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim eventual në përkthimin e dokumentit origjinal.