Nga Londra në Nju-Jork për 54 Minuta: Megaprojekti 20 Trilionë Dollarë që Synon të “Çajë” Oqeanin

Publikuar 1 vit më parë

LONDËR — Udhëtimi nga Londra në Nju-Jork mund të zgjasë më pak se një orë falë një megaprojekti futuristik të propozuar nga Elon Musk. Projekti “Mauth”, me një kosto marramendëse prej 20 trilionë dollarësh, synon të ndërtojë një tunel nënujor që do të lidhë dy kontinentet — Evropën dhe Amerikën — duke revolucionarizuar mënyrën e udhëtimit ndërkombëtar.

Sipas këtij plani ambicioz, treni hipersonik do të lëvizë me shpejtësi deri në 5000 km/h brenda një tuneli pezull, të vendosur rreth 49 metra nën sipërfaqen e oqeanit Atlantik. Tuneli do të përbëhet nga seksione të para-fabrikuara, të ankoruara me kabllo ultra të forta, ndërsa teknologjia e vakumit do të eliminojë rezistencën e ajrit, duke mundësuar një udhëtim rekord prej vetëm 54 minutash.

Një projekt dekadash

Për krahasim, tuneli i La Manshit, që lidh Francën dhe Anglinë, u ndërtua për gjashtë vite, ndërsa ky projekt ndërkontinental parashikohet të zgjasë disa dekada, për shkak të përmasave dhe kompleksitetit të tij.

Megjithëse ky plan aktualisht mbetet vetëm në letër, mbështetësit e projektit besojnë se ai mund të ndryshojë rrënjësisht udhëtimin mes kontinenteve, duke lehtësuar jetën e miliona njerëzve dhe duke afruar më shumë ekonomitë e dy botëve.

Në pritje të zhvillimeve të reja, projekti “Mauth” mbetet një simbol i vizionit teknologjik dhe të ardhmes së transportit global.

(A1 Info)