Nexhat Behluli Akuza për bllokimin e 1 milion eurove për bujqit e Luginës së Preshevës

Publikuar 7 muaj më parë

Nexhat Behluli ka ngritur akuza publike për, siç i quan ai, manipulime dhe bllokim të mjeteve të destinuara për bujqësinë në Luginën e Preshevës. Sipas Belulit, përgjegjës për situatën janë tre figura politike shqiptare nga Lugina: Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si dhe Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë.

Beluli pretendon se për shkak të veprimeve të tyre, janë mbajtur të bllokuara rreth 1 milion euro, mjete këto të dedikuara për bujqit dhe fermerët e Luginës së Preshevës, të siguruara nga Fondi i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, transferimi i mjeteve nga Kosova në llogarinë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar është kryer në dhjetor të vitit 2024, ndërsa procedurat e konkursit dhe përzgjedhja e përfituesve tashmë kanë përfunduar. Megjithatë, fondet ende nuk janë shpërndarë te përfituesit.

Beluli thekson se për debllokimin e këtyre mjeteve ekziston vetëm një zgjidhje: që transferimi i parave për bujqit dhe fermerët përfitues të realizohet përmes drejtorive të bujqësisë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit. Në të kundërtën, ai paralajmëron se 1 milion eurot rrezikojnë të kthehen mbrapsht te institucioni nga i cili kanë ardhur, pra Qeveria e Republikës së Kosovës.