Nevzad Lutfiu vlerëson pushtetin aktual për trajtim të drejtë të punëtorëve

Publikuar 1 vit më parë

Bujanoc, 4 korrik 2025 – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka shprehur mirënjohje publike për qasjen e drejtë dhe jo-revanshiste të pushtetit aktual në Komunën e Bujanocit, në krye me Kryetarit Arbër Pajaziti, Driton Rexhepin dhe drejtorin të NP “Komunalia”,

Përmes një postimi në Facebook, Lutfiu ka theksuar se, ndonëse i përket një subjekti politik opozitar në këtë komunë, ka ndjerë nevojën të vlerësojë drejtësinë dhe profesionalizmin në trajtimin e punëtorëve që ishin të angazhuar me kontrata të përkohshme:

“Unë i takoj subjektit politik që është opozitë në Komunën e Bujanocit, por kjo nuk më pengon për ta publikuar një të vërtetë të pakontestueshme;

Sipas informacioneve tona, drejtori i ri i ndërmarrjes publike ‘Komunalia’ ua ka vazhduar kontratat e punës të gjithë punëtorëve që ishin të punësuar me kohë të caktuar para se ai të emërohej drejtor.

Duhet t’i duartrokasim ata që nuk e përdorin pushtetin për hakmarrje.”

Lutfiu gjithashtu ka vlerësuar pozitivisht dinamikën e re të punës që po shfaq NP “Komunalia”, duke përmendur se ka një reagim më të shpejtë dhe efikas ndaj problemeve në qytet:

“Gjithashtu po shohim një dinamikë të re të punës nga Komunalia, reagim ndaj çdo problemi që shfaqet në Komunën e Bujanocit.”

Ky reagim i Nevzad Lutfiu shihet si një shembull pozitiv i kulturës demokratike dhe vlerësimit për menaxhimin institucional mbi interesat partiake.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/19pwPc4JNR/?mibextid=wwXIfr

A1 info