Nevzad Lutfiu reagon: Shpërfillja ndaj shqiptarëve në Bujanoc vazhdon!

Publikuar 1 vit më parë

Bujanoc, 31 Korrik 2025 – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike, duke denoncuar atë që ai e cilëson si diskriminim të hapur në punësimet brenda Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

Në një dokument zyrtar drejtuar këtij institucioni, Lutfiu kishte kërkuar qasje në informacion lidhur me numrin e të punësuarve nga janari deri në korrik të vitit 2025. Përgjigjja e marrë, sipas tij, është dëshmi e qartë e pabarazisë etnike në këtë institucion publik.

“Gjatë kësaj periudhe janë punësuar 6 shtetase serbe, përfshirë edhe një stomatologe nga Vranja, ndërsa vetëm 2 shqiptarë,” – ka deklaruar Lutfiu. “Njëri prej tyre është pranuar më 9 korrik si zëvendësim për një periudhë prej vetëm 1 muaji e 28 ditësh. Pra, pas dy muajsh, numri real mund të mbetet 6 me 1.”

Lutfiu thekson se kjo situatë është jo vetëm shqetësuese, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe parimet e barazisë.

“Serbët në Bujanoc po veprojnë sipas parimit: ‘Çka është e imja, është vetëm e imja – ndërsa çka është e jotja, është edhe e imja.’ Shqiptarët, për fat të keq, po heshtin,” – shton ai.

Ish-kryetari i KKSH-së bën të ditur se protestat dhe aksionet do të vazhdojnë, duke theksuar se ato nuk kanë qëllim politik apo përfitues, por mbrojtjen e dinjitetit.

“Nuk po veprojmë për të nxitur urrejtje apo për të dëmtuar dikë politikisht. Kemi ndërmarrë aksione të tilla edhe kur kemi qenë vetë në pushtet. Kjo nuk është çështje politike – është çështje dinjiteti!” – përfundon ai.