Nenad Mitroviqi: Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nuk u paraqit për nënshkrimin e kontratës për projektin “Nacionali”
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitrović, ka njoftuar se kryetari i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare, Enkel Rexhepi, nuk është përgjigjur asnjë prej katër ftesave për nënshkrimin e kontratës lidhur me financimin e projektit për botimin e revistës “Nacionali”.
Sipas njoftimit të Trupit Koordinues, takimi i fundit ishte planifikuar të mbahej më 28 tetor 2025 në Bujanoc, por Rexhepi as kësaj here nuk u paraqit. Ai gjithashtu nuk është përgjigjur as ndaj propozimit të Shërbimit për t’i siguruar transport deri në Beograd, në mënyrë që kontrata të nënshkruhej atje.
Për këtë projekt, në buxhetin e Shërbimit të Trupit Koordinues për vitin 2025 janë planifikuar 800.000 dinarë. Megjithatë, pasi kontrata nuk është nënshkruar, mjetet financiare do të kthehen në buxhetin e Republikës së Serbisë, thuhet në njoftim.
📎 Burimi: kt.gov.rs