Negavci VV i ka ofruar 30 nënshkrime Osmanit – Presidenca e demanton ashpër: “Gënjeshtër!”
Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Arbërie Nagavci, e cila në një konferencë për shtyp pretendoi se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar Presidentes Vjosa Osmani mbështetje me 30 nënshkrime për rizgjedhje.
Sipas Nagavcit, Vetëvendosje i ka ofuruar për ta mbështetur Vjosa Osmanit me 30 nënshkrime. Mirëpo ajo ka refuzuar.
Por reagimi nga Presidenca ka qenë i menjëhershëm dhe i prerë.
Këshilltari në zyren e Presidentes, Ridvan Haliti, përmes një postimi në Facebook ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime.
“Demant
Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës.
Kjo është gënjeshtër!” – ka shkruar Haliti.