NË STUBËLL HAPET UEBSAJTI DHE UEBFAQJA ZYRTARE E MUZEUT TË SHKOLLËS SË PARË SHQIPE NË KOSOVË!
Në fshatin Stubëll të Vitisë është hapur uebsajti dhe uebfaqja zyrtare e shkollës së parë shqipe në Kosovë. Poeti dhe studiuesi i njohur, Dr. Sarë Gjergji, potencon se në këto uebfaqe do të keni mundësinë të njiheni me historikun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, e cila daton nga viti 1584, si dhe me gjithë trashëgiminë e çmuar që ruan muzeu.
Ai në faqen e tij në fb. shkruan”
“Të nderuar miq,
Me në fund kam kënaqësinë t’ju njoftoj dhe të ndaj me ju uebsajtin zyrtar të Stubllës, si dhe uebfaqen zyrtare të Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, të cilat do të përditësohen vazhdimisht.
Për këtë punë të madhe, një falënderim i veçantë shkon për Adrian Kengjin dhe Agron Demajn, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm e realizuan të gjithë këtë projekt.
Në këto uebfaqe do të keni mundësinë të njiheni me historikun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, e cila daton nga viti 1584, si dhe me gjithë trashëgiminë e çmuar që ruan muzeu.
A1info