NË RANILLUG DIGJET VETURA E NJË ANËTAREJE E KQZ-SË

Publikuar 1 vit më parë

Vetura e një anëtareje të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) është djegur në mbrëmjen e të shtunës në Ranillug.

Prokurori kujdestar Agron Uka ka thënë për KOHËN se dyshohet se dy shishe molotovi janë gjuajtur në drejtim të veturës së një anëtareje të KQZ-së, transmeton, Koha, përcjell, a1info.

Prokurori Agron Uka ka bërë të ditur se “Dy shishe me koktej molotovi janë gjuajtur në drejtim të veturës së një anëtareje të KQZ-së. Ka mundësi që i dyshuari ka pësuar djegie, jemi në kërkim të provave.”

Për rastin është raportuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ranillug / 25.01.2025 – 20:35. Raportohet se persona të pa njohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

E një rast tjetër i zjarrvënies së qëllimshme është raportuar në Mogillë të Kllokotit në orët e hershme të së shtunës. Persona të panjohur kanë djegur një billbord. Uka ka thënë se bëhet fjala për një billbord të një kandidateje për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Thuhet kështu në njoftimin e prokurorit Uka, dhënë portalit, KOHA.