NË PRISHTINË: AKSION SIMBOLIK “ALBIN DORËZOHU NË PROKURORI”!
Pas mesnate, rrugët e Prishtinës u kthyen në skenë të një aksioni simbolik. Qytetarë të rinj e të reja, të revoltuar ndaj pushtetit, dolën me sprej në duar dhe mbushën muret me një thirrje të drejtpërdrejtë: “Albin, dorëzohu në Prokurori!”, njofton KFVA, përcjell A1info.
Sipas portalit në fjalë, ky veprim nuk është thjesht shkrim mbi mur. Është pasqyra e një zhgënjimi që po rritet çdo ditë – ndaj një kryeministri që dikur e ngriti rrugën si tribunë të drejtësisë, e sot po shihet si njeriu që i ikën përgjegjësisë.
Aksioni i natës në Prishtinë është shuplakë për Albin Kurtin: një kujtesë e fortë se askush nuk është mbi ligjin dhe se populli nuk harron. Grafitet nuk mund të fshihen aq shpejt sa po rritet pakënaqësia – dhe mesazhi mbetet i qartë: qytetarët kërkojnë llogari, jo justifikime.