Në Bujanoc përmbyllet festivali i parë i Stand-Up Komedisë “Lugina Fest”

Publikuar 1 vit më parë

Pas dy netëve të mbushura me të qeshura dhe energji pozitive, festivali i parë i Stand-Up Komedisë në Luginë, “Lugina Fest”, u përmbyll me sukses në qytetin e Bujanocit.

Në natën përmbyllëse performuan katër aktorë, të cilët me talentin dhe humorin e tyre sollën një atmosferë të veçantë për publikun.

Një nder i veçantë për këtë mbrëmje ishte prania e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Sh.T.Z. Bardhyl Canaj. Me praninë dhe fjalën e tij përshëndetëse, ai nderoi jo vetëm artistët, por edhe gjithë publikun shqiptar të Luginës së Preshevës.