NË BUJANOC, ARRESTIME PËR LËNDË NARKOTIKE

Publikuar 1 vit më parë

Dy persona nga komuna e Bujanocit, A.D. (1976) dhe G.K. (1957), të dy nga fshati Turia, janë arrestuar për shkak të dyshimeve për trafikim të drogës. Arrestimi është realizuar pas një kontrolli të kryer nga policia mbrëmjen e kaluar, kur një veturë BMW, në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit, është ndaluar në komunën e Bujanocit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një qese me rreth një kilogram lëndë bimore, të cilës i dyshohet se është kanabis.

Pas gjetjes së lëndës narkotike, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit, duke u mbajtur nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të trafikimit të drogës si bashkëpunëtorë. Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë është angazhuar për hetimin e rastit.