NDËRRON JETË PROF.DR. RAMIZ ABDYLI!

Publikuar 2 muaj më parë

Ka ndërruar jetë historiani i njohur gjithandej trojeve shqiptare, prof. dr. Ramiz Abdyli. Ramiz Abdyli ishte një personalitet i madh kombëtar, historian i përmasave kombëtare, i cili ka lënë gjurmë të thella në arsim kulturë dhe në shkencë.
Lajmin për vdekjen e profesorit e morë nga faqja e fshatit Llojan, në të cilën shkruan:
“Të Zotit jemi dhe vetem tek Ai do të kthehemi.
Me dhimbje të thellë morëm lajmin hidhur për ndarjen nga jeta të prof Dr. Ramiz Abdyli.
Prof. Dr. Ramiz Abdyli nuk ishte vetëm një emër i madh i historiografisë shqiptare, por ishte krenaria e fshatit dhe e popullit shqiptarë, një njeri që me dije, përkushtim dhe punë të palodhshme la gjurmë të pashlyeshme në arsim, shkencë dhe në jetën kombëtare. Nga bankat e shkollës në Llojan e deri në auditorët universitarë, ai mbeti gjithmonë shembull i dijes, urtësisë dhe përkushtimit ndaj kombit.
Llojanit dhe popullit shqiptarë sot i mungon një figurë e madhe, por trashëgimia e tij do të jetojë përherë në librat, studimet dhe në kujtesën e brezave që ai edukoi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve.
Qoftë i paharruar dhe i përjetshëm kujtimi për të”.
A1info