Ndërron jetë krimineli Ratko Mladiq, i dënuari për gjenocidin në Srebrenicë
Ratko Mladiq ka ndërruar jetë pas një gjendjeje të rëndë shëndetësore. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.
Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocidin ndaj rreth 8 mijë boshnjakëve në Srebrenicë, zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995, si dhe për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnje e Hercegovinë.
Mladić u shpall fajtor gjithashtu për terrorizimin e popullsisë civile gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.
Ai ishte shpallur fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Në vitin 2021, Dhoma e Apelit la në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Gjendja shëndetësore e Mladić ishte përkeqësuar rëndë gjatë muajve të fundit. Familja kishte kërkuar disa herë lirimin e tij për arsye humanitare dhe transferimin në Serbi për trajtim mjekësor, por kërkesat ishin refuzuar.
Ratko Mladić ndërroi jetë më 27 gusht 2026 në njësinë e paraburgimit në Scheveningen.