Ndahet nga jeta Zihni Halimi, qytetar i nderuar i Preshevës
Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Zihni Halimit, nga Presheva, vëllai i ish-deputetit popullor Riza Halimi.
I ndjeri ka punuar për vite me radhë si profesor i Edukatës Fizike në shkollën fillore “15 Nëntori”, ku është vlerësuar si mësimdhënës i përkushtuar dhe njeri me integritet të lartë.
Qytetarët e Preshevës do ta kujtojnë si njeri të sinqertë, të qetë dhe të drejtë, që jetoi me përkushtim ndaj punës dhe kurrë nuk lëndoi askënd.
🕊️ A1 Info i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halimi dhe gjithë të afërmve.
Pushoftë në paqe!