“Mytma Burrin”, komedia e re e Teatrit të Qytetit të Preshevës, pritet të jetë premierë në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare”
Preshevë – Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë kanë nisur sot provat e para për komedinë “Mytma Burrin”, një produksion i ri i Teatrit të Qytetit të Preshevës.
Vepra, me autor Aldo Nicolaj dhe regji të Kastriot Saqipit, sjell në skenë një komedi të zezë, ndërsa rolet kryesore interpretohen nga Fitore Jashari në rolin e Evës, Valon Nuhiu në rolin e Brunos dhe Gani Veseli në rolin e Marios.
Sipas të gjitha gjasave, kjo komedi pritet të jetë premierë në edicionin e radhës të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, ku Teatri i Qytetit të Preshevës synon të prezantohet me një produksion të ri para publikut dhe komunitetit teatror shqiptar.
Nisja e provave shënon hapin e parë drejt përgatitjes së shfaqjes, e cila pritet të sjellë një tjetër projekt interesant në skenën teatrore të Preshevës.
🎭 “Mytma Burrin” – së shpejti në skenë!