MUJË BUÇPAPAJ ZGJIDHET KRYETAR I LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE E ARTISTËVE TË SHQIPËRISË
Tiranë, 19.05.2026
Në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë sot u bë zgjedhja e kryesisë së Lidhjes dhe kryetari i saj.
Lista e kandidatëve për kryesinë e Lidhjes, numëronte 27 poetë, të cilët pastaj votuan për njërin nga dy kandidatët për kryetar, Mujë Buçpapaj dhe Parid Pjetërnikaj.
Nga të pranishmit, për kryetar zgjidhet shkrimtari, studiuesi dhe botuesi i të përjavshmes “Nacional” z. Mujë Buçpapaj, i cili do ta drejtoj Lidhjen e Shkrimtarëve për mandatin katër vjeçar.
Vlen të theksohet se kryetari i mëparshëm ishte z. Hysen Sinani.
a1info