Muharrem Salihu zgjidhet President i ConfimpreseItalia për Provincën e Venedikut

Publikuar 1 vit më parë

Venecia, 18 Korrik 2025 – Një tjetër arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Itali: Muharrem Salihu është zgjedhur President i ConfimpreseItalia – Sindikata e Sipërmarrësve për Provincën e Venedikut, një zonë që përfshin 42 komuna.

Në reagimin e tij pas emërimit, Salihu shprehu falënderim për besimin që i është dhënë dhe theksoi vendosmërinë për të qenë në shërbim të sipërmarrësve të zonës.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që jam zgjedhur President i ConfimpreseItalia në Provincën e Venedikut. Një falënderim i madh për ata që besuan tek unë dhe më besuan këtë rol të rëndësishëm,” u shpreh ai.

Salihu theksoi se sfidat përpara janë të shumta, por po aq të mëdha janë edhe mundësitë për zhvillim. Prioritetet e tij do të përqendrohen në dixhitalizim, qëndrueshmëri, trajnime dhe mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme.

“Dua t’u shërbej bizneseve të rajonit me pasion, konkretësi dhe një vizion përpara. Një udhëtim i ri fillon dhe jam gati të ec përkrah atyre që punojnë çdo ditë, krijojnë vlerë dhe besojnë në potencialin e Venedikut tonë,” tha Salihu.

Zgjedhja e Muharrem Salihut në këtë pozicion të lartë vjen si një dëshmi e angazhimit dhe kontributit të suksesshëm të shqiptarëve në jetën ekonomike dhe institucionale të Italisë.

A1 info