Muharrem Salihu takim të drejtpërdrejtë në Kongresin Amerikan

Publikuar 6 muaj më parë

Në Uashington, në Kongresin Amerikan, Muharrem Salihu zhvilloi një takim individual me kongresmenin Robert Aderholt, përfaqësues i shtetit të Alabamës dhe një nga figurat më me ndikim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Takimi u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, gjatë së cilës Salihu parashtroi pa mëdyshje shqetësimet e tij. Këto shqetësime u dëgjuan me vëmendje dhe seriozitet të plotë nga kongresmeni Aderholt, i cili u interesua në detaje për çdo çështje të ngritur, duke treguar angazhim ndaj problematikave të paraqitura.

Robert Aderholt mban një rol kyç si Kryetar i Nënkomitetit për Punën, Shëndetësinë dhe Arsimin (Labor-HHS-Education) dhe njihet si “dekani” i delegacionit të Alabamës në Kongres. Në këtë funksion, ai ushtron ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendimmarrjen për një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve federale amerikane.