Muharrem Salihu fton shqiptarët në Itali për të mbështetur ndryshimin: Voto për një përfaqësim të ri politik në Veneto!

Publikuar 11 muaj më parë

Muharrem Salihu, një politikani me renome ndërkombëtare, i cili ka kontribuar shumë në fushat e sipërmarrjes, kulturës, artit dhe sportit, ka ftuar shqiptarët në Itali, veçanërisht ata që jetojnë në rajonin e Veneto, të mbështesin një të ardhme më të mirë përmes votës.

Në një mesazh të tij drejtuar komunitetit shqiptar, Salihu thekson se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të dëgjohen nëpërmjet votës, që është forma më e lartë e demokracisë. Ai fton të gjithë të mbështesin Unione di Centro (UDC), partinë politike që synon të sjellë një përfaqësim të ri dhe të fuqishëm për shqiptarët dhe italianët e rajonit.

“Fuqia është në duar tona!” – thekson Salihu, duke nënvizuar se me votën e tyre, qytetarët mund të sjellin ndryshime të mëdha për më mirë. Salihu e shikon këtë si mundësinë e parë për të pasur një përfaqësim të denjë dhe efektiv në politikën italiane.

Për t’i dhënë mbështetje dhe për të kontribuar në këtë ndryshim, votoni më 23 dhe 24 nëntor. Vendosni shenjën “X” tek simboli i UDC-së dhe shkruani SALIHU.