Muharrem Salihu: 25 tetori, mundësi për forcimin e zërit politik të shqiptarëve të Luginës

Publikuar 2 javë më parë

Fati i popullatës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është dhe duhet të mbetet i pandashëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo interesave të politikës së ditës. Ky parim duhet të udhëheqë jo vetëm deklaratat tona, por edhe qëndrimin tonë në zgjedhjet e 25 tetorit.

Kohezioni lokal është burim force dhe faktorizimi përballë pushtetit qendror. Sa më të bashkuara të jenë Presheva, Medvegja dhe Bujanoci rreth interesave të përbashkëta, aq më i fortë do të jetë zëri i tyre në institucionet e Republikës së Serbisë. Diversiteti etnik duhet të shërbejë si gjenerator i bashkëpunimit dhe kohezionit ndëretnik, e kurrsesi si levë diskriminimi, përçarjeje apo përjashtimi.

Bashkësia shqiptare dhe të gjitha bashkësitë e tjera kanë mundësinë ta kthejnë këtë parim në një veprim konkret politik: bashkimin e votës për të synuar dërgimin e tre deputetëve shqiptarë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

Për komunitetet joshqiptare, kjo është një mundësi për të shënuar një hap historik në marrëdhëniet ndëretnike, duke hapur një kapitull të ri të bashkëjetesës, besimit dhe bashkëpunimit, në frymën e vlerave dhe integrimit europian. Mbështetja e një liste të përbashkët nuk duhet parë si favor ndaj dikujt tjetër, por si investim në një të ardhme ku zëri dhe interesat e të gjitha komuniteteve marrin peshën që meritojnë.

Si bashkësi shumicë në këto tri komuna, shqiptarët kanë përgjegjësinë të dëshmojnë pjekuri politike, të krijojnë hapësirë për bashkëpunim dhe të tregojnë se përfaqësimi nuk ndërtohet mbi përjashtimin e të tjerëve. Por edhe komunitetet joshqiptare duhet ta shohin këtë nismë si një mundësi të tyre, ta mbështesin dhe të bëhen pjesë e saj.

Tashmë nuk mjaftojnë fjalët për bashkëjetesë. Duhen vullnet politik, përgjegjësi dhe veprim konkret. Zgjedhjet e 25 tetorit janë një mundësi për të dëshmuar se, pavarësisht dallimeve, ne mund të bashkohemi rreth interesit të përbashkët dhe të ndërtojmë një zë më të fortë për të ardhmen e të gjitha komuniteteve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.