Muhamet Mustafa merr mbështetje për drejtor të SHF “Abdullah Krashnica” – Miratoc
Muhamet Mustafa, profesor i edukatës fizike, ka marrë mbështetje të plotë në konkursin për drejtor të Shkollës Fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc.
Në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, kandidatura e tij u mbështet unanimisht nga 33 anëtarë, ndërsa Këshilli i Shkollës votoi 9 me 0 në favor të tij. Mbështetje pozitive ka dhënë edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
Konfirmimi zyrtar i emërimit të Muhamet Mustafës për drejtor pritet në ditët në vijim.