MPB-ja konfirmon: Lokacioni aktual i pikës ‘Miratoc’ nuk i plotëson kushtet për kontroll kufitar – institucionet po kërkojnë zgjidhje Dokumet.
Miratoc, 21 maj 2025 – Pas shumë përpjekjesh të qytetarëve dhe përfaqësuesve lokalë për hapjen e pikës kufitare Miratoc–Llojan, Bashkësia Lokale e Miratocit ka pranuar një përgjigje zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë. Në dokumentin zyrtar, thuhet ndër të tjera:
“Lokacioni ekzistues i pikës së sigurisë “Miratoc” për momentin nuk i plotëson kushtet e nevojshme për themelimin e pikës së përbashkët kufitare Miratoc (nga aspekti infrastrukturor dhe hapësinor), duke pasur parasysh se ndodhet në një vend ku të çon një infrastrukturë rrugore e papërshtatshme, e cila kalon përmes vendbanimit Miratoc dhe është e papërshtatshme për mënyrën e planifikuar të kryerjes së kontrollit kufitar.”
Në vijim e sjellim të plotë përmbajtjen e letrës zyrtare të dërguar nga MPB, në të cilën shpjegohet historia e marrëveshjeve ndërkombëtare për këtë pikë kufitare si dhe hapat e ndërmarrë nga institucionet kompetente:


Përgjigja në tërsi nga MPB
REPUBLIKA E SERBISË
KUVENDI I KOMUNËS SË PRESHEVËS BASHKËSIA LOKALE MIRATOC Nr. 28/2025 Data: 21.05.2025
Të nderuar,
Në lidhje me kërkesën tuaj drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht kërkesën e kryetarit të Bashkësisë Lokale të fshatit Miratoc, Sadat Ismaili dhe të tjerëve nismëtarë: Prparim Selimi dhe Qani Ljutfiu, me numër 06/2025 të datës 20.01.2025 dhe numër 24/2025, lidhur me pikën kufitare Miratoc–Llojan, nga aspekti i kompetencës së Drejtorisë së Policisë Kufitare, si njësi organizative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ju njoftojmë si më poshtë:
Më 16.12.2019 në Shkup është nënshkruar Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e pikës së përbashkët kufitare Miratoc–Llojan (“Gazeta Zyrtare e RS – Marrëveshje Ndërkombëtare”, numër 16/19).
Në janar të vitit 2020, pala maqedonase ka dërguar një letër Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe Trupit Koordinues për themelimin e pikës së përbashkët kufitare Miratoc–Llojan, me propozim që të themelohet pikë kufitare për komunikim lokal, në vendin e pikës ekzistuese të sigurisë Miratoc (Republika e Serbisë), dhe që më vonë të kalojë në fazën e dytë të Marrëveshjes dhe të ndërtohet pika kufitare për komunikim ndërkombëtar.
Në bazë të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për themelimin e pikës së përbashkët kufitare Miratoc–Llojan, Qeveria e Republikës së Serbisë ka marrë vendim për emërimin e pjesës serbe të Komisionit të Përbashkët Serbo-Maqedonas për përcaktimin e lokacionit të saktë për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare Miratoc–Llojan dhe parametrat teknikë të saj (vendimi i fundit për lirimin dhe emërimin e pjesës serbe të Komisionit të Përbashkët Serbo-Maqedonas nr. 24, 119-474/2024 i datës 25.01.2024).
Gjithashtu, në bazë të kësaj Marrëveshjeje është marrë edhe vendimi për emërimin e pjesës serbe të Komisionit të Përbashkët për përcjelljen e zbatimit të dispozitave të Marrëveshjes për themelimin e pikës së përbashkët kufitare Miratoc–Llojan (vendimi i fundit për lirimin dhe emërimin e pjesës serbe të Komisionit të Përbashkët Serbo-Maqedonas nr. 24, 119-4571/2023 i datës 01.06.2023).
Më 22.02.2023 është nënshkruar Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në pikën e përbashkët kufitare Miratoc–Llojan.
Lokacioni ekzistues i pikës së sigurisë “Miratoc” për momentin nuk i plotëson kushtet e nevojshme për themelimin e pikës së përbashkët kufitare Miratoc (nga aspekti infrastrukturor dhe hapësinor), duke pasur parasysh se ndodhet në një vend ku të çon një infrastrukturë rrugore e papërshtatshme, e cila kalon përmes vendbanimit Miratoc dhe është e papërshtatshme për mënyrën e planifikuar të kryerjes së kontrollit kufitar.
Organet kompetente të të dyja palëve po ndërmarrin masa nga fusha e kompetencës së tyre me qëllim të zgjidhjes së problemit të përmendur.
A1 info.