MPB e Maqedonisë së Veriut publikon gjobat e “Safe City”: Nga 15 deri në 500 euro për shkeljet në komunikacion

Publikuar 3 muaj më parë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar listën e kundërvajtjeve që evidentohen përmes sistemit të kamerave “Safe City”, së bashku me gjobat përkatëse, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin më rigoroz të ligjit.

Sipas MPB-së, përmes këtij sistemi sanksionohen shkelje të ndryshme në trafik, me gjoba që variojnë nga 15 deri në 500 euro, si dhe me masa shtesë si ndalimi i drejtimit të automjetit.

Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim

(Në zona me shpejtësi të lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë):

Deri në 10 km/h mbi limitin – 15 euro Nga 10 deri në 30 km/h – 50 euro Nga 30 deri në 50 km/h – 300 euro dhe ndalim drejtimi nga 3 deri në 12 muaj

Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit

(130 km/h autostradë, 110 km/h rrugë për automjete, 90 km/h rrugë të tjera):

Deri në 30 km/h mbi të lejuarën – 20 euro Nga 30 deri në 50 km/h – 50 euro Nga 50 deri në 70 km/h – 300 euro dhe ndalim drejtimi 3–12 muaj

Kalimi në dritë të kuqe

250 euro gjobë Ndalim i drejtimit nga 3 deri në 12 muaj

Ndalim dhe parkim i parregullt

(Përfshirë kalime për këmbësorë, kryqëzime, trotuare, shtigje për biçikleta, vende për persona me aftësi të kufizuara, stacione autobusësh dhe zona të tjera kritike):

Gjoba prej 25, 40, 150 ose 180 euro, në varësi të shkeljes

Automjete të paregjistruara në qarkullim

500 euro gjobë për automjet pa leje të vlefshme qarkullimi ose pa targa 100 euro, nëse leja e qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë

MPB njofton gjithashtu se gjoba ulet për 50% nëse paguhet brenda 8 ditëve, ndërsa në rastet kur shqiptohet ndalim drejtimi, masa zbatohet për gjysmën e afatit të paraparë.

Nga MPB apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë personale dhe kolektive, si dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.