Preshevë: Monografia e Mëhallës Amishi” i shtohet fondit të bibliotekës “Mehmet Jusufi
Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi” është pasuruar me një titull të ri me vlerë historike dhe kulturore: “Monografia e Mëhallës Amishi”, autor i së cilës është Ymer R. Kamberi.
Ky libër përmbledh të dhëna të rëndësishme mbi mbiemrat që hasen sot në Mëhallën e Amishit, toponimet dhe mikrotoponimet, emërtimet e tyre, pemën gjenealogjike të familjeve dhe shumë informacione të tjera me vlerë për këtë mëhallë të njohur.

Autori Kamberi, përmes këtij botimi, sjell një pasqyrë të detajuar që do të zgjojë kureshtjen e çdo familjeje që i përket kësaj mëhalle. Qytetarët tashmë e kanë në dispozicion këtë libër për lexim në ambientet e bibliotekës.