Mjekët e Ushtrisë dhe Kryqi i Kuq ofrojnë shërbime shëndetësore falas në Malësinë e Bujanocit
Mjekët e Ushtrisë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Komunën e Bujanocit, do të ofrojnë shërbime shëndetësore falas për banorët e Malësisë së Bujanocit.
Sipas njoftimit nga kryetari i komunës, ekipi mjekësor do të jetë i pranishëm më 20 mars (e enjte) në:
• Muhoc, nga ora 09:00 deri në 12:00, në ambulancën e fshatit.
• Bilinicë, pas orës 12:00.
Qytetarët ftohen të shfrytëzojnë këtë mundësi për kontrolle shëndetësore dhe këshilla mjekësore falas.
A1 Info do të vazhdojë të informojë për aktivitetet e ngjashme në rajon.