Mitroviq: Shaip Kamberi jeton në të kaluarën
Bujanoc – Drejtori i përkohshëm i Shërbimit të Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, kritikoi deputetin Shaip Kamberi për refuzimin e një mirënjohjeje nga ky institucion qeveritar.
Sipas Mitroviqit, vendimi i Kamberit për të mos pranuar certifikatën e mirënjohjes në 25-vjetorin e themelimit të Trupit Koordinues tregon se deputeti “jeton në të kaluarën”.
“Me këtë akt, Shaip Kamberi konfirmon se jeton në të kaluarën. E ardhmja e bashkatdhetarëve të tij padyshim nuk është e rëndësishme për të,” deklaroi Mitroviq.
Ai shtoi një mesazh drejtuar kreut të Partisë për Veprim Demokratik (PVD): “Deputet popullor në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, përqendrohu të paktën në një gjë, që është e ardhmja dhe perspektiva e qytetarëve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.”