Mitrovicë – Hapet “Balkan International Youth Summit for Peace 2025”
Publikuar 1 vit më parë
Në Mitrovicë u mbajt ceremonia hapëse e Balkan International Youth Summit for Peace 2025, një ngjarje madhore që mblodhi mbi 120 përfaqësues të rinisë nga më shumë se 30 vende të botës.
Në këtë samit mori pjesë edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, e cila theksoi se:
“Paqja, dialogu dhe bashkëpunimi ndërtohen mbi gjeneratën e re, mbi vizionin dhe energjinë e saj për të krijuar ura lidhjeje.”
Samiti konfirmoi se të rinjtë janë zëri i së ardhmes dhe forca që i jep kuptim proceseve të integrimit, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.
Me këtë rast, znj. Sinani u nderua nga organizatorët me titullin e lartë “Ambasadore e Paqes”, një vlerësim që ajo e ndau me qytetarët e Preshevës si shenjë të angazhimit të përbashkët për paqen, bashkëjetesën dhe një të ardhme më të mirë.