Video: Ministrja serbe: “Po të isha Millosheviqi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Publikuar 2 javë më parë

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, njëherësh funksionare e Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Snežana Paunović, ka shkaktuar reagime me një deklaratë të dhënë gjatë një interviste në televizionin Kurir.

Paunović, e cila është me origjinë nga Peja, tha se po të kishte qenë në vendin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, në vitin 1998, do të kishte ndërmarrë spastrim etnik në Kosovë.

“Po të isha unë Slobodan Millosheviqi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Kjo është deklarata më e ashpër që kam thënë ndonjëherë në jetën time”, u shpreh ajo gjatë intervistës së transmetuar më 11 korrik në TV Kurir.

Deklarata e ministres serbe vjen në një kohë kur çështjet që lidhen me luftën në Kosovë dhe përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë viteve 1998–1999 vazhdojnë të mbeten tema të ndjeshme në rajon.