Gërvalla shkarkon konsullin Shkëlqim Devolli: “Ka pasaportë serbe – mohimi i Kosovës nuk do të tolerohet

Publikuar 1 vit më parë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për shkarkimin e Shkëlqim Devollit nga detyra e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, duke e cilësuar rastin si një akt përbuzës ndaj shtetësisë dhe dinjitetit të Kosovës.

“Zero tolerancë ndaj mohuesve të Republikës së Kosovës. Asnjëherë ‘Peć, Serbia’ por Pejë, Republika e Kosovës,” deklaroi ministrja Gërvalla në një reagim të ashpër publik.

Sipas saj, vendimi për përfundimin e mandatit të Devollit është marrë menjëherë pas informimit mbi rastin dhe është “i pakthyeshëm”. Ajo theksoi se qëllimi është mbrojtja e dinjitetit të Republikës së Kosovës nga çdo përpjekje për mohimin e saj në skenën ndërkombëtare.

“Individët që marrin tituj nderi me dokumente ku mohohet Republika e Kosovës, mohojnë gjakun e derdhur për liri, mohojnë ekzistencën tonë, mohojnë Republikën tonë,” u shpreh Gërvalla.

Ajo akuzoi individë të tillë për përfitime nga Kosova, ndërkohë që veprojnë me adresa të regjistruara në Serbi, shpërndajnë propagandë kundër institucioneve shtetërore dhe investojnë në njollosjen e imazhit të vendit në opinionin ndërkombëtar.

“Ky vendim është më shumë se një akt administrativ – është një betim institucional që Kosova nuk do të përfaqësohet kurrë nga ata që i shërbejnë narrativave të shteteve që nuk e njohin pavarësinë tonë,” theksoi ministrja.

Në fund, ajo dërgoi një mesazh të qartë: “Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre.”